Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përkujtimi, Shqipëria 80 vjet me Federatë Sportive
English

Përkujtimi, Shqipëria 80 vjet me Federatë Sportive

Tiranë, 18 tetor, NOA - Në përkujtim të 80-vjetorit të daljes së dekretit mbretëror që themeloi Federatën Shqiptare të Sporteve, nga a cila buron dhe Federata Shqiptare e Futbollit, ministri Xhaferraj inauguron një objekt sportiv në Tiranë ditën e nesërme.

Qëllimi është që ky përvjetor të jetë një dëshmi e komunitetit sportiv ndërkombëtar se shteti shqiptar, edhe në kohëra të vështira, e ka vlerësuar rëndësinë e futbollit si një sport në dobi të shoqërisë dhe ka patur vizionin t’u bashkohet iniciativave më të mira zhvilluese dhe integruese që komuniteti ndërkombëtar ka ndërmarrë për këtë qëllim.

Duke qenë pjesë e FIFA-s që në vitin 1932, Shqipëria është ndër vendet anëtare më të vjetra të këtij organizmi të rëndësishëm siç u bë më pas ndër vendet themeluese të UEFA-s.

Synimi kryesor është imazhi sa më pozitiv i vendit dhe integrimi gjithnjë e më i plotë, i strukturave organizative të futbollit shqiptar në ato europiane dhe botërore.

n.e/NOA

KOMENTE