English

Vendimi, mbyllet revista "Newsweek"

SHBA, 18 Tetor 2010 - Edicioni në rusisht i revistës “Newsweek", sot u botua për herë të fundit pasi botuesi gjerman tha se revista do të mbyllet “për arsye ekonomike”.

Aksel Springer Verlag e botonte revistën "Newsweek" në bazë të liçencës së kompanisë Newsweek Inc. nga viti 2004. Revista, e cila shpesh e kritikonte hapur Kremlinin, fitoi respekt për shkak se i hetonte temat sociale dhe politike. Aleks Springer Verlag megjithatë do të vazhdojë ta botojë versionin në rusisht të revistës “Forbes”, raporton radio Evropa e Lirë.

KOMENTE