Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vizitë e vështirë
English

Vizitë e vështirë

Nga Free Europe

Presidenti gjerman, Kristian Ulf, ka një detyrë të vështirë diplomatike gjatë vizitës së tij pesë ditore që fillon të hënën në Turqi. Udhëtimi i tij përkon me debatin e shtuar së fundi rreth imigrantëve në Gjermani, debat që prek direkt Turqinë kur dihet se në këtë vend jetojnë rreth pesë milionë myslimanë, shumica dërmuese e të cilëve janë turq. Gjatë fundjavës kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se përpjekjet e Gjermanisë për të ngritur një shoqëri shumëkulturore kanë dështuar. Duke folur në një takim të partisë së saj, Merkel theksoi se lejimi i njerëzve me origjina të ndryshme kulturore të jetojnë bri njëri-tjetrit, pa u përfshirë në shoqërinë gjermane, nuk ka funksionuar. “Në qytetin e Frankfurtit dy në tre fëmijë të moshës nën pesë vjeç vijnë nga familje imigrantësh. Ne jemi një vend që në fillim të viteve të ’60-ta sollëm punëtorë në Gjermani”. “Tani ata jetojnë me ne derisa ne menduam se këta punëtorë do të iknin një ditë. Ky nuk është realiteti. Qasja për një shoqëri shumëkulturore, ku njerëz me prejardhje të ndryshme jetojnë bri njëri-tjetrit, ka dështuar, madje ka dështuar keqas”, tha Merkel. Merkel theksoi se gjermanët e përcaktojnë veten duke e lidhur me imazhin e krishterë dhe ata që nuk e pranojnë një gjë të tillë “janë në vend të gabuar këtu”. Ajo kërkoi nga komunitetet e imigrantëve që të bëjnë më shumë për t’u integruar, duke përfshirë dhe mësimin e gjermanishtes. Komentet e Merkelit vijnë në kohën kur debati mbi raportet mes imigrantëve dhe vendasve është ndezur së tepërmi. Në Gjermani ka aktualisht një komunitet të madh turqsh, ku të rinjtë janë brezi i tretë në këtë vend. Por shumë prej tyre as pranohen si gjermanë, e as nuk duan të jenë të tillë. Në këtë grupim kanë zënë vend dhe disa nga elementët radikalë islamikë. Nga ana tjetër presidenti gjerman duhet t’u shpjegojë mikpritësve turq gjatë vizitës së tij në Turqi, se përse shefja e Qeverisë së vendit të tij e shikon si dështim në shkallë të gjerë imigracionin e 40 vjetëve të fundit. Po kështu, të dyja palët e dinë se opinioni publik në Gjermani nuk dëshiron ta shohë Turqinë si anëtare të BE-së. Presidenti gjerman ka një detyrë të vështirë para vetes.

KOMENTE