English

Vritet roja i fabrikës së çimentos në Fushë Krujë

Fushë Krujë, 18 Tetor 2010 NOA – Një burrë është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në rrethana ende të paqarta në fabrikën e çimentos që ndodhet në Fushë Krujë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Viktima është Naim Tali rreth 45 vjeç, lindur e banues në Fushë Krujë.

Ka qenë një nga punonjësit e fabrikës i cili kur është afruar tek kabina e vendrojës në portën kryesore të objektit, rreth orës 22.00 të mbrëmjes së sotme, ka dalluar trupin pa jetë të Naim Talit.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore nga drejtoria rajonale e policisë së Durrësit.

Paraprakisht dyshohet për një atentat të pastër ku nuk përjashtohet pista e grabitjes së mundshme, por hetimet po vazhdojnë.

a.b/NOA

KOMENTE