Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Heqja e vizave, Tanja Fajon vjen në Shqipëri
English

Heqja e vizave, Tanja Fajon vjen në Shqipëri

Tiranë, 19 tetor, NOA - Tashmë që procesi i liberalizimit të vizave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është drejt finalizimit, europarlamentarja Tanja Fajon do të zhvillojë një vizitë në Shqipëri ku do të zhvillojë një takim të hapur me studentët shqiptarë dhe shoqërinë civile, mbi rregullat e këtij procesi.

Vizita e saj konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga drejtuesit e Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), sipas të cilëve, reporterja evropiane e procesit të liberalizimit të vizave, do të bëhet pjesë kështu e një fushate informimi mbi të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga liberalizimi i vizave.

Ky diskutim i hapur mësohet se do të organizohet në datën 23 tetor 2010, në mjediset e hotel “Tirana International”, dhe aty Tanja Fajon do të prezantojë rolin kyç që procesi i liberalizimit të vizave ka në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, të ftuar të tjerë në takim do të jenë edhe përfaqësues të OSFA, që do të flasin mbi kontributin e shoqërisë civile në këtë proces, si edhe drejtuesja e EMA-s, e cila do të prezantojë gjetjet e Raportit të Monitorimit të këtij organizmi mbi finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Konkretisht, gjatë takimit, bashkëbisedimi mes studentëve dhe shoqërisë civile dhe panelistëve, do të evidentohen perceptimet dhe mundësitë që burojnë nga liberalizmi i vizave.

Ky aktivitet do të mbahet në kuadër të projektit të financuar nga OSFA “Procesi i Liberalizimit të Vizave me Shqipërinë: Si ta kthejmë në një histori suksesi?”, i cili fokusohet në një fushatë informimi mbi të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga liberalizimi i vizave.

n.e/NOA

KOMENTE