Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti i BE sot në Ballkan: Jeni pjesë e projektit europian!
English

Presidenti i BE sot në Ballkan: Jeni pjesë e projektit europian!

Bruksel, 19 tetor, NOA - Presidenti i Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy, mbërrin sot në Ballkan, në kuadrin e një turneu dy ditor.

Stacioni i parë i qëndrimit të tij është parashikuar të jetë Mali i Zi, për të vazhduar më pas në Maqedoni e nesër në Bosnjë-Hercegovinë dhe Shqipëri.

Mësohet se mesazhet që ai do të lançojë në këtë pjesë të Ballkanit janë demokracia, qeverisja e mirë, të drejtat e njeriut dhe shteti ligjor, duke hedhur mesazhe se për t’i arritur këto, nevojitet një luftë e vendosur dhe efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Presidenti i Bashkimit Europian , para se të niset në këtë tur ballkanik, e ka vënë theksin në mbështetjen që Bashkimi Europian u jep këtyre vendeve në procesin e integrimit dhe përpjekjet që këto shtete duhet të bëjnë në këtë rrugëtim drejt tijj.

"Projekti europian është udhëhequr gjithmonë nga dëshira për paqe dhe bashkim. Unë besoj se ka vend për Ballkanin perëndimor në shtëpinë evropiane. Shumë përpjekje janë bërë nga vetë këto vende, qeveritë dhe popujt e tyre, ndërsa Bashkimi Europian nga ana e tij u jep një mbështetje aktive”, ka deklaruar ai

Duke përfunduar se gjithsesi "korrupsioni dhe krimi i organizuar janë një kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik, prandaj lufta ndaj tyre duhet të jetë e vendosur dhe efektive".

n.e/NOA

KOMENTE