English

Rebelët çeçenë sulmojnë parlamentin, vriten që të gjithë

Grozni, 19 tetor, NOA - Një zëdhënës i ministrisë së Brendshme Çeçene tha se një grusht rebelësh kanë sulmuar parlamentin në kryeqytetin vendas, Grozni, duke mbetur të gjithë të vrarë në vend nga forcat e tij të sigurisë.

Sipas radios së Moskës dhe agjencive të tjera ruse, janë vrarë të gjithë luftëtarëve të cilët sulmuan parlamentin çeçen në Grozni.

Operacioni ndërkaq, ka provokuar një takim të befasishëm mes ministrit të Brendshëm rus i cili është tani në Grozni dhe Ramzan Kadirov, presidenti çeçen.

Ndërsa një agjenci ruse lajmesh citon, se ka qenë në fakt një sulm vetëvrasës ai që ka shkaktuar të vdekurit në parlamentin çeçen dhe se sulmi ishte kryer nga një vetëvrasës me bombë dhe dy burra të armatosur, ndërsa rojet e parlamentit janë përgjigjur në zjarr e tyre.

Duket se lufta e armatosur në Çeçeni do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë, e është e paqartë nëse ajo është ndërprerë.

Moska është duke u përpjekur për t'u përballur me një ofensivë rebele islamike gjithnjë e më agresive në Çeçeni, ku ka deklaruar gjithashtu fitore kundër separatistëve.

n.e/NOA

KOMENTE