Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhejms Perdju: Maqedonia e meriton anëtarësimin në NATO
English

Xhejms Perdju: Maqedonia e meriton anëtarësimin në NATO

Shkup, 19 tetor, NOA – Ish/zëvendës-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për operacione, Xhejms Pardju, i cili ishte edhe njëri prej lehtësuesve ndërkombëtarë të vitit 2001 kur hartohej Marrëveshja e Ohrit, deklaroi se Maqedonia është shteti i vetëm që i plotëson kriteret për anëtarësim në NATO dhe të cilës i është refuzuar kërkesa për anëtarësim.

“SHBA-të dhe popujt evropian nuk duhet ta anashkalojnë këtë problem. Realisht Greqia si anëtare disa vjeçare e NATO-s dhe BE-së ka mundësi më të madhe që të bëjë presion ndaj Maqedonisë. Sigurisht se Greqia nuk duhet të lejojë që për problemin e emrit të një populli të lejojë të ketë në fqinjësi një shtet armik dhe jostabil.

Edhe Maqedonia nuk duhet të lejojë që ky problem ta kufizojë ardhmërinë e shtetit. Është e nevojshme të ketë zgjidhje të guximshme kreative dhe diplomatike e që kanë nevojë për ndihmë aktive ndërkombëtare dhe kujdes më të madh”, deklaroi Xhejms Pardju, diplomat amerikan.

NOA-INA

KOMENTE