Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan, dy aksidente nga terreni i lagësht, 9 të plagosur
English

Elbasan, dy aksidente nga terreni i lagësht, 9 të plagosur

Elbasan, 20 tetor, NOA – Nëntë persona janë plagosur sot në rrugët e Elbasanit për shkak të dy aksidenteve të ndodhura gjatë paradites si pasojë e mjegullës dhe terrenit me lagështirë nga reshjet e dendura të shiut.

Aksidenti i parë u regjistrua në segmentin Elbasan-Tiranë në vendin e quajtur “Qershitë” në afërsi të fshatit Petresh.

Burime nga vendngjarja thanë për korrespondentin e agjencisë NOA se shkak për këtë aksident u bë përplasja e një automjeti të tipit Benz me targë El 2728 C i drejtuar nga 26 vjeçari Renato Kusi me fugonin me targë Gr 028 A i drejtuar nga shoferi 55 vjeçar Qani Kullolli.

Si pasojë e kësaj përplasjeje janë lënduar drejtuesi i automjetit Benz Renato Kusi, shoferi i fugonit Qani Kullolli si dhe dy udhëtarë që ndodheshin në fugon 49 vjeçarja Safete Hasa dhe 66 vjeçarja Diana Veliu, banuese në qytetin e Gramshit.

Mësohet se fugoni i drejtuar nga Qani Kullolli udhëtonte në drejtim të Tiranës, ndërsa automjeti tip Benz kthehej për në Elbasan dhe përplasja sipas hetimeve paraprake të policisë rezulton të jetë shkaktuar nga mjegulla e dendur që kishte përfshirë zonën si dhe terreni rrëshqitës për shkak të reshjeve.

Por, në qarkun e Elbasanit është shënuar edhe një tjetër aksident, në segmentin e rrugës Elbasan-Peqin, në afërsi të komisariatit të Peqinit.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se një automjet tip Benz me targë TR 8353 L e drejtuar nga 48 vjeçari Bezat Xhepa është përplasur me automjetin me targë greke me KZH 9481 i drejtuar nga 46 vjeçari Pavlo Treska.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur pesë persona, dy drejtuesit e automjeteve, bashkëshortja e 46 vjeçarit Treska dhe çifti Shyqëri e Drita Gjuzi që ktheheshin për në shtëpi nga Tirana, me makinën e drejtuar nga Bezat Xhepa.

Të pesë të lënduarit u dërguan menjëherë në spitalin e Elbasanit, dhe janë në gjendje kritike për jetën.

Policia edhe për këtë aksident pretendon se është shkaktuar nga humbja e kontrollit të automjetit nga drejtuesit e dy makinave, si pasojë e motit të keq me lagështirë.

mit/NOA
KOMENTE