English

Homoseksualët në ushtrinë e SHBA-së tashmë të lirë

SHBA, 20 tetor NOA - Në SHBA, për herë të parë, në radhët e ushtrisë mund të jenë dhe kandidatë të deklaruar homoseksualë. Një gjykatës kalifornian ka konfirmuar këtë sentencë dhe i ka kërkuar qeverisë ta aplikojë.

Kështu, në ushtri homoseksualëve nuk do ti kërkohet të heshtin në rast se janë të tillë. Sipas gjykatësit të Virginia Phillips, qeveria amerikane nuk ka arritur të tregojë që vendimi i marrë nuk do të shkaktojë dëme të pariparueshme në ushtri. Vendimi do të vlejë për të dy rastet, qoftë ushtar femër apo mashkull. Më 9 shtatorin e kaluar Virginia Phillips ka deklaruar zëvendësimin e ligjit “Don't Ask, Don't tell”, i cili nuk lejonte që homoseksualët të shërbenin lirisht në forcat e armatosura të SHBA-së.

r.b/NOA

KOMENTE