Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Muzeu Historik, me një pavion etnografik të standarteve europiane
English

Muzeu Historik, me një pavion etnografik të standarteve europiane

Tiranë, 21 tetor, NOA – Në kuadër të fondit spanjoll ku përfshihet dhe një financim për rikonstruksionin e pavionit të etnografisë në Muzeun Historik Kombëtar, sot u mblodh komisioni Shtetëror i Muzeve për të vendosur mbi projektin e Muzeut Historik Kombëtar.

Arkitekti i zgjedhur nga UNDP propozoi që eskalada të shtrihet 1200-1300 metra ne dy mjedise respektivisht ne katin e 2 dhe te 3 ku në njërin kat të pasqyrohen traditat e kultura shqiptare e fshatit dhe në tjetrën, ajo e qytetit.

Ministri falenderoi të gjithë përfaqësuesit që ndodheshin në takim për të vendosur mbi mënyrën se si do të veprohet me fondin spanjoll që të ndërhyhet në Muzeun Historik Kombëtarë për të patur një muze të përmasave europiane me traditat shqiptare. Ai tha se do të ngrihej një grup teknik nga MTKRS dhe Muzeu Historik Kombëtar që do të evidentojë gjendjen duke përfshirë dhe se çfarë punimesh do të jenë të vlefshme në vijim. Ky grup do të evidentojë gjendjen aktuale dhe do të bëjë sugjerimet në vijim.

Mbledhja vijoi me pyetjet teknike kundrejt arkitektit për mënyrën se si do të ndërtohet ekspozita muzeale bazuar dhe në studimin që kanë bërë kompanitë muzeale.

Fondi që parashikon UNDP kap shumën e 400.000$, që do të jenë investime të drejtpërdrejta.

Ministri qëndroi i prerë në faktin se fondi po ikën me shumë për konsulencë se sa për ndërhyrje konkrete, ndaj kërkoi nga UNDP më shumë ndërhyrje konkrete për pavionin e etnografisë.

Tashmë ka mbetur vetëm propozimi final se si do të programohet ky pavion nga ku u kërkuan disa variante përzgjedhjeje.

n.e/NOA

KOMENTE