English

Vidhet unaza me vlerë 500 mijë euro

Romë, 21 tetor NOA - Policia është në ndjekje të dy hajdutëve, me shumë mundësi të huaj, me moshë rreth 40 vjeç, të cilët arritën të merrnin një unazë me vlerë 500 mijë euro në një dyqan bizhuterish të Cartier, në qendër të Romës.

Të dy hynë në orarin e hapjes së dyqanit, morën unazën e kërkuar dhe më pas u larguan. Është bërë e ditur, se me shumë mundësi dy hajdutët e tipit Arsen Lupin kanë qenë arabe dhe ishin të veshur me xhaketë dhe kollare. Ata nuk kishin armë dhe nuk përdorën aspak dhunë, por në mënyrë mjaft të zgjuar ju shmangën mjeteve të sigurisë së dyqanit.

r.b/NOA

KOMENTE