Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Azilkërkuesit, Malmstrom kërcënon Shkupin: Do u rikthejmë vizat
English

Azilkërkuesit, Malmstrom kërcënon Shkupin: Do u rikthejmë vizat

Shkup, 21 tetor, NOA - Komisionerja evropiane për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom, u ka dërguar një letër autoriteteve të Shkupit për t’u kërkuar marrjen e masave konkrete për ndalimin e fenomenit të kërkimit të azilit nga qytetarët e saj.

Në të kundërt, ajo ka pohuar hapur në letrën e saj regjimi i vizave mund të rivendoset sërish për Maqedoninë.

Një fakt të tillë e ka pohuar zëdhënësja e komisioneres Malmstrom, Michele Cercone, sipas të cilës, kishim folur për këtë në fillim të vitit, por tani po shohim se problemi po ripërsëritet pasi disa vende anëtare po përballen me një shtim të numrave të azil-kërkuesve nga Serbia dhe nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Ndërkohë, që për rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave, Cercone deklaroi se autoritetet e vendit duhet të aktivizohen në mënyrë konkrete që kjo të mos ndodhë.

Sipas të dhënave, vetëm Belgjika numëron 763 azil-kërkues deri në fund të muajit shtator vetëm nga Maqedonia, me kulmin e 401 kërkesave në muajin shkurt, dhe 82 kërkesa në muajin shtator, ndërkohë që në total kjo shifër është mbi trefish më e lartë se një vit më parë.

n.e/NOA

KOMENTE