English

Beqja: Nuk kam shkelur asnjë fije betimin solemn të deputetit

Tiranë, 21 tetor, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja deklaroi sot në kuvend kur po diskutohet heqja e mandatit të tij se “Nuk kam shkelur asnjë fije betimin solemn të deputetit.

Deputeti socialist duke folur në seancën plenare të kuvendit shprehu sigurinë e tij për mosshkeljen e Kushtetutës.

Ai theksoi se ka respektuar ligjin dhe kushtetutën, duke nënvizuar se sulmi ndaj tij është një sulm që tregon se mazhoranca e Berishës është në maraz ndaj Partisë Socialiste.

Deputeti Ilir Beqja e cilësoi rishtas relacionin që PD ka paraqitur për heqjen e imunitetit të tij si një goditje dhe baltosje, që sipas Beqjas nuk do e ndalojnë atë të ecë përpara dhe të mbrojë gjithnjë të vërtetën.

Beqja tha se “është i sigurt të ecë së bashku me Ramën, një zgjedhje që ai e bën për të mirën e Shqipërisë, dhe vajzës së tij.

Zoti Beqja në fjalën e tij në kuvend deklaroi se do të thotë gjithnjë të vërtetën për 1 milion të papunë, të vërtetën për korrupsionin në emër të patriotizmit, të vërtetën për lidhjet e anëtarëve të qeverisë me grupe mafioze, të vërtetën për kontrabandën e naftës, të vërteta që sipas Beqjas e tregojnë përditë qeverinë ashtu siç është.

“Jeni bërë mishërim i asaj, që quhet mallkim i korrupsionit. Fytyra juaj është fytyra e një palaçoje që bërtet dhe nuk qeveris”, theksoi sakaq deputeti i Partisë Socialiste, pak para votimit për heqjen e imunitetit të tij në parlament.

Në mbrojtje të mandatit të Beqjas doli rishtas edhe deputeti i PS-sëm, Blendi Klosi që deklaroi se largimi i kryeministrit Berisha nga pushteti është imediat.

Tashmë pritet që kuvendi të votojë heqjen e mandatit të deputetit socialist, Ilir Beqja, për të cilin socialistët kanë kërkuar votim të fshehtë.

Vijon...

NOA

KOMENTE