Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fajon: Vizat, Kosova të zbatojë më parë reformat
English

Fajon: Vizat, Kosova të zbatojë më parë reformat

Prishtinë, 21 tetor, NOA – Procesi i liberalizimit të vizave është një çështje teknike dhe mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, nuk është e ndërlidhur me këtë proces.

Kështu u shpreh raportuesja e Parlamentit të Evropës për Ballkanin Perëndimor, Tanja Fajon, në Prishtinë gjatë takimeve me autoritete e larta të këtij vendi, duke deklaruar se autoritetet e Kosovës duhet të përqendrohen në zbatimin e reformave dhe të standardeve për të arritur, hyrjen në regjimin pa viza.

Ndërkaq, ajo shtoi se pret që Komisioni Evropian së shpejti të ofrojë udhëzimet e qarta dhe strategjinë për regjimin pa viza edhe për Kosovën.

"Liberalizimi i vizave është proces teknik dhe përmban një numër kriteresh të domosdoshme siç janë siguria e dokumenteve, siguria e kufijve, hapat e rëndësishëm në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Mendoj se mosnjohja nga 5 vende anëtare të BE-së nuk ka të bëjë me këtë proces teknik. Presim që Komisioni Evropian të publikojë udhëzime të qarta dhe strategjinë për regjimin pa viza dhe natyrisht se Kosova tani duhet të përqendrohet në zbatimin dhe përmbushjen e këtyre kritereve", tha konkretisht Fajon.

Më tej, ajo shtoi se do t’i ndihmojë autoritetet e vendit që të paraqesin qëndrimet e tyre në Parlamentin e Evropës, gjatë këtij viti ose fillimit të vitit të ardhshëm, me qëllim të diskutimit të nevojave për Kosovën që të hyjë në regjimin pa viza.

n.e/NOA

KOMENTE