Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Familjarët e viktimave të Gërdecit: T’i hiqet imuniteti Fatmir Mediut
English

Familjarët e viktimave të Gërdecit: T’i hiqet imuniteti Fatmir Mediut

Tiranë, 21 tetor, NOA – Për të tretën herë familjarët e 26 viktimave të tragjedisë së Gërdecit janë mbledhur përpara dyerve të Prokurorisë së Përgjithshme ku kanë depozituar një kërkesë të tretë për fillimin e hetimeve për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, titullar i këtij dikasteri në kohën kur shpërtheu krateri i Gërdecit, në 15 marsin e vitit 2008, në fabrikën e demontimit të armëve në këtë fshat.

Të shoqëruar nga avokatët mbrojtës familjarët e viktimave kërkuan nisjen e hetimeve dhe heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut, duke e quajtur atë si shkaktarin e tragjedisë së Gërdecit, që u mori jetën 26 personave të pafajshëm.

Feruzan Durdaj, kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Viktimave të Gërdecit, i cili humbi djalin gjatë shpërthimit tragjik, tha gjatë tubimit të familjarëve në dyert e Prokurorisë së Përgjithshme se “Ministrit Fatmir Mediu duhet t’i hiqet imuniteti.

Prokuroria tha Durdaj, duhet të marrë parasysh kërkesën e familjarëve të viktimave për t’i hequr imunitetin Fatmir Mediut dhe duke nisur procedimin penal për të.

Fatmir Mediu cilësohet nga familjarët e viktimave të Gërdecit si një nga përgjegjësit e shpërthimit të kraterit të Gërdecit në fabrikën e demontimit të municioneve “Alba Demil” ku humbën jetën 26 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën, ndërsa u shkatërruan mijëra shtëpi banimi dhe biznese të zonës u dëmtuan.

i.t/NOA

KOMENTE