Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gumi: Deputeti Beqja shkeli kushtetutën, humbi dhe mandatin
English

Gumi: Deputeti Beqja shkeli kushtetutën, humbi dhe mandatin

Tiranë, 21 tetor, NOA – Deputeti i partisë Demokratike, Viktor Gumi ka deklaruar rishtas sot në seancën plenare të kuvendit se deputeti socialist Ilir Beqja ka shkelur kushtetutën duke përfituar fonde publike në kohën kur ishte deputet i kuvendit.

Duke iu referuar kërkesës së 15 deputetëve demokratë të depozituar për heqjen e mandatit të deputetit socialist, deputeti Viktor Gumi theksoi se “Sipas nenit 70 të Kushtetutës deputetëve nuk u lejohet të përfitojnë fonde publike, dhe meqenëse deputeti Ilir Beqja e ka shkelur këtë nen të Kushtetutës, atëherë atij i ka përfunduar mandati i deputetit”.

Deputeti Gumi njëri nga inisiatorët e kërkesës për heqjen e imunitetit të deputetit Beqja theksoi sakaq se deputeti Beqja është shpallur si i tillë qysh kur fitoi mandatin e deputeti në qytetin e Shkodrës dhe jo në momentin kur bëri betimin.

Prandaj sipas Gumit, mbrojtja që deputeti Beqja i bën vetes duke theksuar se ai i ka përfituar fondet nga Bashkia e Durrësit për shoqërinë ku ka 81 përqind aksione, Intek, në kohën kur s’e kishte bërë betimin, pra para datës 25 shkurt 2010, është e pavlefshme.

Sipas Gumit shoqëria Intek, me 81 përqind atë deputetit Ilir Beqja ka marrë plot 246 milionë lekë nga Bashkia e Durrësit, në kohën kur deputeti Ilir Beqja ishte shpallur si deputeti i PS-së në Shkodër.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin po diskuton në këto momente dy raportet e ndryshme për çështjen e mandatit të deputetit socialist, Ilir Beqja.

Maxhoranca e ka akuzuar deputetin Beqja se ka përfituar fonde publike kur ka qenë deputet, duke shkelur kështu Kushtetutën.

Ndërsa Partia Socialiste pretendon se Beqja nuk ka qenë në atë kohë deputet, pasi nuk kishte bërë ende betimin.

Partia Socialiste ka dorëzuar dje, në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim të neneve 69, 70, 71 dhe 72 të Kushtetutës, ku flitet për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit dhe një sërë postesh të larta të shtetit.

mit/NOA
KOMENTE