Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Plehrat, nga 166 produkte zgjodhëm vetëm 55 për t’i importuar
English

Kryeministri: Plehrat, nga 166 produkte zgjodhëm vetëm 55 për t’i importuar

Tiranë, 21 tetor, NOA Update - Nga 166 produkte të listës së gjelbër, qeveria shqiptare përzgjodhi vetëm 55 prej tyre për t’i importuar nga jashtë në kuadrin e procesit të riciklimit të mbetjeve.

Kështu u shpreh sot kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, duke theksuar e vendimi i qeverisë për importimin e mbetjeve nga jashtë është gjithsesi, një vendim në parim dhe prandaj i ka kritikuar kundërshtuesit e tij opozitarë, duke cilësuar se “ata përbëjnë armiqtë më të vërtetë dhe më të rrezikshëm të mjedisit”.

Duke i cilësuar si pikërisht ata, që ushqehen me paratë e mafias së mjedisit.

Në fund, Berisha ka bërë me dijeni faktin se asnjë import plehrash nuk do të përdoret për djegie, prandaj nuk duhet të përhapet panik për vendimin e importimit të tyre.

Duke theksuar se situata do të monitorohet e gjitha me kujdesin dhe vëmendjen më të madhe, prandaj kërkoi edhe ndihmën e specialistëve përkatës.

n.e/NOA

KOMENTE