Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Me 70 vota pro dhe 67 kundër, kuvendi dërgon mandatin e Beqjas në Gjykatën Kushtetuese
English

Me 70 vota pro dhe 67 kundër, kuvendi dërgon mandatin e Beqjas në Gjykatën Kushtetuese

Tiranë, 21 tetor, NOA, Update – Kuvendi i Shqipërisë pas një seance plenare maratonë, ku morën pjesë 137 deputetë sapo ka votuar për dërgimin e kërkesës së mazhorancës për mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, Ilir Beqja në Gjykatën Kushtetuese.

Do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të vlerësojë nëse mandati i deputetit Ilir Beqja është në përputhje me kushtetutën e vendit.

Por, ndërsa votimi u bë i hapur dhe 70 votat pro vendosën dërgimin e kërkesës në Kushtetuese kundër 67 votave kundër, socialistët kanë protestuar pas votimit.

Një moment përpara se kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli të hapte procedurën e votimit për mandatin e Beqjas, kreu i Grupit Kuvendor të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi kërkoi që votimi të bëhej i fshehtë, një kërkesë kjo e pa marrë parasysh nga zonja Topalli e cila hapi votimin elektronik në sallë.

Në replikat e tyre për imunitetin e deputetit socialist Ilir Beqja, deputetët e pozitës dhe opozitës kanë patur debate të ashpra.

Deputeti i PD-së, Eduard Halimi e cilësoi rastin e deputetit Beqja si një rast unik, duke e quajtur atë si një modet të Ramës, i cili nuk ndëshkohet.

Për këtë shkak Halimi ka përsëritur në fjalën e tij se deputeti Beqja duhet të jetë larg parlamentit, duke vërjetur se ai i ka vënë në vështirësi edhe kolegët e tij për përfitimet që pati nga Bashkia e Durrësit pikërisht duke shkelur kushtetutën dhe mandatin e tij të deputetit.

Në një replikë ndaj deputetit të mazhorancës, deputeti socialist, Fatmir Xhafaj deklaroi se sulmi ndaj Beqjas është një sulm ndaj opozitës shqiptare.

Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit ka theksuar se "Kushtetuta nuk e lidh papajtueshmërinë me ushtrimin e mandatit apo me bërjen e betimit. Kushtetuta e lidh papajtueshmërinë me mandatin, i cili, sipas saj, fillon ditën, që është zgjedhur deputeti në përputhje të qartë me përcaktimin e bërë në nenin 71, pika 1 të saj".

Sipas nenit 70, pika 3 të Kushtetutës, një deputet nuk mund të përfitojë fonde publike, sepse deputeti është pushtet, është autoritet dhe me autoritetin e tij ai nuk mund të përfitojë dhe të abuzojë.

Mbi shkeljen e këtyre neneve të kushtetutës kuvendi pret tashmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vendosë nëse mandati i deputetit të PS-së, Ilir Beqja është në përputhje me kushtetutën apo jo.

Vetë deputeti Beqja në fjalën e tij sot në kuvend theksoi se nuk e ka shkelur betimin e deputetit dhe po kështu edhe kushtetutën.

NOA
KOMENTE