Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 21 Tetor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 21 Tetor 2010

Tiranë, 21 Tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 21 Tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme legalizimet, duke publikuar listën e re të ALUIZNI-t mbi përfituesit e rinj të tapive në Tiranë. Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht sot në gazeta është dhe deklarata e presidentit të Këshillit të Evropës në Tiranë, mbi integrimin dhe heqjen e vizave. Sikundër, gjen pasqyrim edhe dasma e kryetarit socialist, Edi Rama, me detajet e ndarjes së ftesave për 400 veta e ceremoninë e parashikuar të shtunë te “Xibraku”.

E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor “Dritan Prifti: Qeveria bie nga çasti në çast”, i cili citon të flasë në një intervistë ish-ministrin e larguar nga qeveria, duke pohuar se kjo e fundit tani është më e dobët se kurrë.

“Sot në Kuvend, lufta për 71 vota”, është një tjetër artikull që ndalet në debatin e pritshëm sot në Kuvend për heqjen e mandatit të deputetit Ilir Beqja.

“Rama shpërndan ftesat e dasmës, te Xibraku të shtunë”, është një artikull i gazetës që ndalet në detajet e dasmës së kryetarit të PS-së.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Vendimi, opozita: Protestat, pas vizave”; “Pensionet suplementare, lista e tyre e ushtarakëve”; “Nga Bashkim Muça: Zgjimi i vonuar i LDK” etj.

Gazeta “Panorama” publikon si artikull kryesor ditën e sotme atë me titullin “Mori ryshfet/ Arrestohet avokati, sekser i gjyqtarëve”, i cili flet për arrestimin dje në flagrancë të avokatit Hysni Beti, tek merrte 250 mijë lekë nga klientët.

Artikulli tjetër kryesor i kësaj gazete është “Edi Rama shpërndan ftesat e dasmës, darkë familjare, fton edhe miqtë”, që i referohet dasmës së kryetarit të PS-së.

“Në Kushtetuese/ PS: Të hiqet mandati i 5 deputetëve të PD”, është një artikull që ndalet në debatet mbi emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Një tjetër artikull i gazetës është edhe “Emrat e ISSH: Ushtarakët, lista e dytë e atyre që përfitojnë pensione”.

E përditshmja “Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Kreu i Kushtetueses: Pse e takova Sali Berishën”, i cili flet për takimin e zhvilluar në Kryeministri mes kreut të qeverisë dhe kreut të Kushtetueses për më shumë buxhet.

Ndërkohë një argument tjetër në fushën e drejtësisë është dhe titulli tjetër “Kërkoi lekë për rryshfet, ndalohet avokati i Gërdecit”.

“Ndahen ftesat e dasmës së Ramës, mbi 400 të ftuar të dielën te Xibraku”, është në artikull që i referohet dasmës e kryetarit socialist, Edi Rama, me detajet e ndarjes së ftesave për 400 veta e ceremoninë e parashikuar të shtunë te “Xibraku”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “BE-SHBA, mision për krizën”, i cili flet për vizitën e fundit në Tiranë të presidentit të Këshillit të Evropës, si edhe zv/ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, me porositë përkatëse për politikën shqiptare.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Kuvendi shkel afatet për Kushtetuesen, shkelet afati për 6 muajt”.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Brukseli: Liberalizimi i vizave, me kushte për Shqipërinë dhe Bosnjën”. “Reporterët pa kufij: Shqipëria ka progres, por ka media mercenare”, “Të zbardhet shitja e ikonës së Shpatarakut”, “Stadiumi i ri, me kosto 3.5 milionë euro” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Presidenti i BE: Vizat hiqen, tani punë për integrimin”, i cili flet për deklaratat e lëshuara dje nga presidenti i Këshillit të Evropës nga Tirana zyrtare mbi procesin e integrimit.

“Meta: Reforma zgjedhore, brenda vitit”, është një tjetër artikull i cili i referohet deklaratave të zv/kryeministrit Ilir Meta.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Salvatore Messina: E ardhmja e Shqipërisë, kalon përmes turizmit”.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai titull;“ALUIZNI: Lista me legalizimet në Tiranë, 1300 emrat e përfituesve”.

n.e/NOA

KOMENTE