Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDU: Votat tona, gjithmonë pro mazhorancës
English

PDU: Votat tona, gjithmonë pro mazhorancës

Tiranë, 21 tetor, NOA - Partia Drejtësi dhe Unitet, menjëherë pas votimit në Kuvend për mandatin e deputetit socialist, Ilir Beqja, ka lëshuar një deklaratë për shtyp, përmes së cilës ka sqaruar votën e dy deputetëve të saj, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri.

“Votat tona kane qenë e do të jenë për mazhorancën pa ekuivok. PDU as jep dhe as heq mandate. Për këtë arsye votat e PDU-së sot nuk ishin pro heqjes së mandatit të deputetit Beqja, edhe pse PDU do të vazhdojë të mbështesë mazhorancën pa ekuivok”, citohet në këtë deklaratë.

Kuvendi i Shqipërisë sapo ka votuar me 70 vota pro dhe 67 kundër, për dërgimin e kërkesës për interpretimin dhe vlerësimin nëse mandati i deputetit socialist, Ilir Beqja është në përputhje me Kushtetutën, një kërkesë që do ta vlerësojë tashmë Gjykata Kushtetuese.

n.e/NOA

KOMENTE