Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria thirrje universiteteve publike: Shtoni masterat!
English

Qeveria thirrje universiteteve publike: Shtoni masterat!

Tiranë, 21 tetor, NOA Update – Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, kryeministri u ndal edhe tek universitetet publike të vendit, duke u bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi dhe kapacitete për projekte të reja masteri, t’i shtojnë kërkesat.

“Unë e di se ju keni inkurajuar në mënyrë të përsëritur, u keni kërkuar universiteteve dy ose tre herë të rrisnin numrin , por sërish tani që janë shpërndarë kuotat, janë shpërndarë studentët, aty ku ka kapacitet të reja, kapacitet më të mëdha se sa ato që janë angazhuar ftojmë të paraqesim kërkesë dhe ne të bëjmë një vendim të dytë tjetër për tiu përgjigjur kërkesës së tyre që unë e konsideroj shumë të dobishme, në rast se ata mund ta përballojnë”, tha kryeministri.

Duke shtuar se nuk do të këtë asnjë kufizim për ta.

“Janë 12 mijë dhe kjo është një shifër e lakmueshme, por në rast se departamentet kanë potenciale për projekte të tjera apo në ato ekzistuese, ne i nxisim që të rrisin kuotat në përputhjeje me kapacitetet e tyre”, përfundoi Berisha.

n.e/NOA

KOMENTE