English

SHBA, ndahet nga jeta Bob Guçione, krijuesi i revistës erotike Penthouse

SHBA, 22 tetor NOA - Krijuesi i revistës për të rritur "Penthouse", Bob Guçione, është ndarë nga jeta si pasojë e një tumori në moshën 79-vjeçare. Guçione është shuar në Plano, Texas, pas një sëmundje të gjatë të asistuar nga bashkëshortja e tij April Dawn Warren dhe nga dy fëmijët.

Lindur në vitin '69, "Penthouse" ka qenë konkurrenti kryesor i "Playboy" në sektorin e revistave porno soft. Suksesi i tij erdhi falë një miksi të fotove pikante, gazetareske investigative, fanta –shkencore dhe njoftimeve erotike. Ndryshe nga "Playboy" e Hugh Hefner, "Penthouse" ishte më sensual dhe mund të themi se ishte revista e parë që paraqiti një foto nudo të përgjithshme. Megjithatë në fund ai e humbi perandorinë e tij erotike nga censura e asaj epoke. Në '77 Guçione u bë prodhuesi i “Io, Caligola”, të Tinto Brass, film me një kast të shkëlqyer aktorësh si Malcolm McDowell, Peter O'Toole, John Gielgud, Helen Mirren, i cili kërkonte të paraqiste një shembull të filmave erotikë.

r.b/NOA

KOMENTE