Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shfaqen kthjellimet, parashikimi i motit për nesër nga NOA dhe Meteoalb
English

Shfaqen kthjellimet, parashikimi i motit për nesër nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 21 tetor, NOA - Kthjellimet dhe vranesirat e lehta do te dominojne pjesen me te madhe te vendit te premten, perjashtim ben ekstremi jugor i cili do te kete grumbullime te vranesirave por pa mundur te gjenerohen shira. Oret e mesdites do te sjellin kthjellime ne te gjithe territorin shqiptar.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pasditja do të vijoje me kthjellime ne bregdet dhe zonen e ulet ndersa ne zonat malore do te kemi alternime te kthjellimeve dhe vranesirave. Ky stabilitet atmosferik do te na shoqeroje gjate nates dhe deri mëngjesin pasardhes. Era do të fryjë te fryjë mesatare me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi Lindor dhe për pasojë deti do të kete dallge deri ne 3 ballë. Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë renie te ndjeshme ndersa ne mesdite do te kemi rritje te lehte te temperaturave ne vend.

Europa

Pjesa me e madhe e kontinentit europian do te dominohet nga moti i kthjellet dhe vranesira te lehta por temperaturat do te pesojne renie te ndjeshme simomos ne qender te kontinentit. Gadishulli i Skandinavise do te mbetet me temperatura te ulta dhe reshje debore. Po ashtu me kushte atmosferike te paqendrueshme do te jene Ishujt Britanike dhe nje pjese e verilindjes se kontinentit ku vranesirat dhe shirat do te jene prezente gjate gjithe dites se premte. Ndersa gadishulli i Ballkanit do te jete me kthjellime dhe temperaturat do te bien ndjeshem.

Ngjarje ekstreme në Europë

Gadishulli i Ballkanit alarmon temperatura te uleta;

Ishujt Britanike rrezikohen nga shira te dendur dhe rrufe;

Europa Qendrore alarmon renie te ndjeshme te temperaturave;

Vendet Nordike rrezikohen nga era e forte dhe ngrica.

n.e/NOA

KOMENTE