Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkrimi i bukur, shenjë inteligjence
English

Shkrimi i bukur, shenjë inteligjence

Romë, 21 tetor, NOA - Shkronjat janë të lidhura së bashku me riprodhimin e ritmit të mendimit, prandaj sa më bukur të shkruhen ato, aq më në punë e vëmë trurin.

Kështu pohon një studim i fundit i ndërmarrë nga hulumtuesit në universitetin e Indianës në SHBA, sipas të cilëve, shkrimi i bukur është një shenjë inteligjence dhe e zhvillon së tepërmi atë.

Por studimi vë re me keqardhje gjithashtu faktin se tastierat e kompjuterit dhe telefonat, të cilat kanë arritur pothuajse deri në fazën e kopshteve të kalamajve, po e shkatërrojnë botën e bukur të shkrimit me dorë.

Nga ana tjetër, thonë ata, shkrimi po përfiton nga kjo pasi është duke shijuar një sezon të ri të lavdisë, pikërisht nga fakti se ai është edhe më i rrallë.

Disa teste të kryera nëpërmjet imazhit me rezonancë magnetike nga ana e studiuesve të Universitetit të Indianas, treguan se fëmijët të cilët janë të njohur me shkrimin e dorës, tregojnë një aktivitet të shtuar neurologjik në tru dhe janë më të gatshëm për të mësuar sesa ata që përdorin tastierën e kompjuterit.

n.e/NOA

KOMENTE