English

Të rënët e Policisë, përkujtim me ceremoni të veçanta

Lezhë, 21 tetor, NOA - Në kuadër të 26 tetorit, e cila është caktuar si “Dita e të rënëve të Policisë në krye të detyrës”, për të përkujtuar dhe vlerësuar aktin sublim të policëve të rënë në krye të detyrës, si dhe në kuadër të javës së vizitorëve të policisë, nga dadat 20-25 tetor forcat e Policisë së Lezhës do të organizojnë disa aktivitete.

Siç ato bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, kanë parashikuar që gjatë këtij harku kohor, të organizohen vizita të nxënësve të shkollave të ndryshme apo të qytetarëve në mjediset e Policisë së Lezhës, Policisë Rrugore dhe drejtorive të Kufirit; takim me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit etj.

Ndërsa në datën 26 tetor do të vendosen kurora në varrezat e “Dëshmorëve të Atdheut”, në përkujtim të të rënëve të policisë në krye të detyrës, si edhe vizitë në familjet e të rënëve të policisë.

n.e/NOA

KOMENTE