English

U kap me 1 kg marijuanë, e fshehu në furgon

Gjirokastër, 21 tetor, NOA – Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë kryer arrestimin në flagrancë të 26-vjeçarit Karafil Rrapaj, lindur dhe banues i këtij qyteti, pasi u kap në flagrancë me 1 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në aksin rrugor Gjirokastër -Tepelenë, ku gjatë kontrollit të automjeteve është konstatuar se në një furgon-taksi me targa të Mallakastrës, në sediljen e pasme ishte ulur Karafil Rrapaj, i cili në mesin e këmbëve mbante një çantë ambalazhi prej kartoni ngjyrë rozë, brenda së cilës ishte e futur një qese plasmasi me rreth një kilogramë lëndë narkotike marijuanë rifuxho.

Në këtë automjet, udhëtonin edhe tre persona të tjerë, të cilët janë shoqëruar në ambjentet e Policisë së Gjirokastrës, së bashku me automjetin dhe personin e lartpërmendur .

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasit e tjerë që ishin pasagjerë në këtë automjet, si dhe drejtuesi i mjetit, e se nuk kishin lidhje me Karafil Rrapaj dhe për këtë arsye janë lënë të lirë.

Ndërkaq, mësohet se Rrapaj po udhëtonte nga Gjirokastra për në një fshat të rrethit Tepelenë tek të afërmit e tij.

Ai u arrestua menjëherë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, vepër kjo e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia e lëndës narkotike.

n.e/NOA

KOMENTE