Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
UEFA: Serbia, 2 vjet përjashtim nga kampionati evropian
English

UEFA: Serbia, 2 vjet përjashtim nga kampionati evropian

Gjenevë, 21 tetor, NOA – Rezultat në tavolinë 3-0 për Italinë mbi ndeshjen me Serbinë, dy vjet përjashtim i kësaj të fundit nga kampionati evropian, si edhe tre ndeshje me dyer të mbyllura në shtëpi.

Ky është ndëshkimi i pretenduar për Serbinë që prokurori i Konfederatës së Futbollit Europian, Leuba Jean-Samuel, i ka paraqitur këshillit disiplinor të UEFA-s mbi ndeshjen midis Italisë dhe Serbisë, e cila u pezullua më 12 tetor në Xhenova të Italisë, pas skandalit të tifozëve serbë kundër flamurit shqiptar që valëvitej në stadium.

Ende nuk dihet nëse UEFA do t’i pranojë këto kushte, por ajo që dihet me siguri është se Serbia rrezikon vërtet 2 vjet përjashtim nga kampionati evropian pas asaj që ndodhi.

n.e/NOA

KOMENTE