Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
USAID rekomandon: Ja si t’i shtoni të ardhurat vendore
English

USAID rekomandon: Ja si t’i shtoni të ardhurat vendore

Tiranë, 21 tetor, NOA - Programi i USAID-it për Qeverisjen Vendore në Shqipëri (LGPA) ka prezantuar një studim “Taksa mbi Pasurinë e Paluajtshme - një Instrument Inovativ për Rritjen e të Ardhurave Vendore”, gjatë një tryeze të rrumbullakët të organizuar me përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore, Ministrisë së Financës, Ministrisë së Brendshme, Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme dhe të interesuarve të tjerë.

Hulumtimi dhe studimi mbi politikën është përgatitur nga ekspertë të financave urbane të Co-PLAN-i, me mbështetjen e USAID-it dhe të Programit “Ndikimi në politikë-bërje” të Institutit për Shoqëri të Hapur.

Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, dhe veçanërisht taksa mbi ndërtesën, e cila administrohet prej njësive të qeverisjes vendore, është aktualisht një burim i pashfrytëzuar të ardhurash.

Ndonëse parlamenti rriti përqindjen e taksës së pasurisë që i kalon pushtetit vendor në 100% në vitin 2003, mbledhja e taksës mbi pasurinë e paluajtshme mund të përmirësohet më tej. Kjo taksë kontribuoi vetëm në 5 pesë përqind të të ardhurave të vetë pushtetit vendor në 2007, e barasvlefshme me 3 dollarë për person, ose rreth 0.1 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto.

Kjo performancë e ulët vjen nga fakti se ekzistojnë ende shumë dobësi administrative për menaxhimin e kësaj takse. Me përmirësimet të ardhurat nga ky burim mund të rriten.

Studimi eksploron risi alternativash të cilat mund të përdoren nga njësitë e qeverisjes vendore si instrumenta për përmirësimin e financave të tyre dhe për të përballuar nevojat në rritje për investimeve në infrastrukturë. Mbështetur në rezultatet paraprake të studimit, Programi i USAID-it për Qeverisjen Vendore në Shqipëri ka prezantuar një “ Plan Veprimi për Taksën mbi Pasurinë e Paluajtshme” në katër bashki, i përgatitur me qëllim përmirësimin e administrimit dhe të përqindjes së mbledhjes së taksës mbi pasurinë e paluajtshme.

Studimi përshkruan gjithashtu rolin e mundshëm të taksës mbi pasurinë e paluajtshme, si një mjet i rëndësishëm rregullues në procesin e administrimit të tokës dhe ndërtesës. Studimi rekomandon ndryshime në legjislacionin ekzistues për tatimin mbi pasurinë e paluajtshme dhe një koordinim më të mirë të politikave fiskale me politikat e zhvillimit të tokës dhe planifikimit urban.

Programi i USAID-it për Qeverisjen Vendore në Shqipëri mbështet zhvillimin e ekonomisë vendore, përmirëson qeverisjen dhe forcon pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe sektorit privat në zhvillimin vendor në dhjetë bashki të Shqipërisë, që janë: Elbasani, Fieri, Fushë-Kruja, Gramshi, Korça, Kukësi, Lezha, Librazhdi, Pogradeci dhe Shkodra.

n.e/NOA

KOMENTE