Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Kutitë e votimit nuk digjen, të mendojmë për zgjedhjet e ardhshme
English

Berisha: Kutitë e votimit nuk digjen, të mendojmë për zgjedhjet e ardhshme

Tiranë, 22 tetor, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e tryezës së partive politike se palët duhet të arrijnë konsensus. Ai u shpreh se “tryeza u jep përgjigjen më të mirë ligjore zgjedhjeve të ardhshme”.

Berisha vlerësoi dhe praninë e opozitës në këtë takim, duke theksuar se kjo është shenja e gjetjes së një konsensusi. Ai u shpreh se palët duhet të bien dakord që zgjedhjet e kaluara kanë qenë brenda standardeve.

“Duhet të kuptohemi që zgjedhjet e 28 qershorit, ishin zgjedhje demokratike që plotësuan standardet. Në këto zgjedhje nuk pati asnjë provë për manipulim të rezultatit apo numërim të parregullt”, tha Berisha.

Ai u shpreh se do të shqyrtojë me seriozitet ofertën e fundit të opozitës dhe do të ktheje një përgjigje. Ndërsa ka shtuar se kutitë e votimit nuk do të digjen asnjë herë.

“Zgjedhjet janë zbatim ligj ligji. Nuk pretendohet që në këto zgjedhje u zbatua në frymë dhe në gërmë me përpikëmëri Kodi Zgjedhor”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se mazhoanca vjen në këtë takim "me zemër të hapur".

a.k/NOA

KOMENTE