English

Berisha niset ne Zvicër, në samitin e Frankofonisë

Tiranë, 22 tetor, NOA- Kryeministri Sali Berisha është nisur sot për në Zvicër ku do të marrë pjesë në Samitin e 13-të të Frankofonisë që do të mbahet në Montreux, në datat 22 - 24 tetor 2010.

Pjesëmarrës në këtë Samit do të jenë kryetarë shtetesh dhe qeverish nga të gjitha vendet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, si Franca, Zvicra, Kanadaja, Belgjika, Rumania, etj.

Temë kryesore në këtë Samit do të jetë “Sfidat dhe vizionet e së ardhmes për frankofoninë”

Gjatë qëndrimit në Samit, Kryeministri Berisha do të zhvillojë një seri takimesh me liderë dhe personalitete botërore, ku ndër të tjera do të diskutohet dhe forcimi i rolit të frankofonisë në politikat ndërkombëtare dhe në qeverisjen globale.

a.k/NOA

KOMENTE