Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fajon: Heqja e vizave ishte një rrugë mjaft e vështirë, por shqiptarët e meritonin
English

Fajon: Heqja e vizave ishte një rrugë mjaft e vështirë, por shqiptarët e meritonin

Tiranë, 22 tetor, NOA Update – “Jam shumë e nderuar të marr Çelësin e Tiranës, të këtin qyteti të bukur që po zhvillohet me hapa të mëdha”.

Me këto fjalë, eurodeputetja sllovene Tanja Fajon ka përshëndetur shqiptarët gjatë ceremonisë së zhvilluar me rastin e dorëzimit të “Çelësit të Tiranës”, duke theksuar se “Çelësi simbolizon hapjen e një dere dhe nga ana tjetër simbolizon një vepër të mirë që ne me kolegët bëmë në Bashkimin Evropian, duke i hapur dyert për qytetarët shqiptarët drejt Evropës”.

“Rruga e Shqipërisë drejt heqjes së plotë të vizave ka qenë goxha e vështirë dhe duhej se ju e meritonit këtë”, u është drejtuar ajo qytetarëve shqiptarë.

Duke shtuar se gjithë kjo përpjekje është bërë për artistët, sportistët, studentët etj dhe jo për politikanët apo personat që kanë para’.

“Kishte momente kur ka patur presione nga të gjitha palët, kur na është dashur të negociojmë etj, por tani themi se procesi është në rrugë të mbarë”, shtoi ajo.

Duke theksuar se në fakt, kjo përpjekje ka qenë e arritur pasi edhe Sllovenia ishte e vendosur që t’i ndihmojë të gjithë vendet e Ballkanit të ecin drejt Evropës.

“Shqipëria ka qenë një vend mjaft i izoluar dhe prandaj ishte e nevojshme heqja e vizave, se njerëzit duhet të ndihen të lirë në mendjen e tyre”, tha më tej Fajon.

Duke përfunduar se “do të kthehet në Bruksel dhe të bëjë që data 8 nëntor të merret vendimi përfundimtar për heqjen e vizave, duke bërë që kjo ëndërr të kthehet në realitet”.

n.e/NOA

KOMENTE