Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Idrizi: Reforma zgjedhore, jo konsensus vetëm PS-PD
English

Idrizi: Reforma zgjedhore, jo konsensus vetëm PS-PD

Tiranë, 22 tetor, NOA – Kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi deklaroi sot në tryezën e partive politike se reforma zgjedhore nuk duhet të jetë konsensuale vetëm mes dy forcave politike.

Në fjalën e tij, Idrizi përshëndeti pjesëmarrjen e faktorëve ndërkombëtare dhe të vet opozitës në këtë takim. Ai u shpreh se të gjitha faktorët e mbledhur sot në tryezë kanë përvojën e duhur për të bërë një Kod Zgjedhor që sjell zgjedhjet me standarde të kërkuara nga qytetarët dhe nga fakorët ndëkombëtarë.

“Përshëndes praninë e ndërkombëtarëve dhe shoqërisë civile, të cilët i kanë të të gjitha kapacitete e nevojshme për të arritur standardet. Gjatë zgjedhjeve të fundit, shqiptarët votuan si europian të vërtetë. Por problemet u bënë gjatë numërimit”, tha ai.

Duke folur për konsensusin dhe parimin e gjithëpërfshirës, Idrizi u shpreh se PDU do të paraqes propozimet e saj dhe amendamentet e Kodit Zgjedhor. “Këtu duhet të përfshihen dhe forcat e tjera politike. Sistemi politik ka nevojë të pranojë gjithë edhe forcat politike të tjera. Ne jemi përgatitur dhe kemi propozimet tona”, tha Idrizi.

a.k/NOA

KOMENTE