Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komunat në Shkup kërkojnë ndryshime territoriale
English

Komunat në Shkup kërkojnë ndryshime territoriale

Shkup, 22 tetor, NOA - Komuna e Haraçinës dhe Çairit kërkojnë ndryshime të Ligjit për organizimin territorial, për shkak të problemeve të krijuara me ligjin e miratuar në vitin 2004.

Në debatin për ndryshimet e nevojshme të hartës territoriale janë përfshirë edhe partitë politike shqiptare BDI dhe DR.

Komuna e Çairit ka nxitur nevojën e ndryshimeve territoriale për shkak të shtimit masiv të popullatës së kësaj komune dhe mungesën e territorit.

“Komuna e Çairit ka më shumë banorë për territorin që kemi. Ideja është që të bëhet zgjerimi i territorit të kësaj komune deri tek kazerma ‘Ilinden’, territor që nuk është shfrytëzuar”, theksojnë burime pranë kësaj komune.

Në komunën e Haraçinës theksojnë se problemet janë paraqitur, pasi që 1/3 e shtëpive të fshatit Haraçinë janë përfshirë si pjesë e komunës së Gazi Babës.

“Ka raste kur oborri i shtëpisë i takon territorit të komunës Gazi Babë, ndërsa shtëpia është në territor të Haraçinës. Këto probleme duhet të rregullohen dhe nuk ka të bëjë kërkesa jonë me motive etnike dhe politike”, theksoi kryetari i komunës së Haraçinës, Bastri Bajrami, duke shtuar se 700 shtëpi nga 2350 të fshatit evidentohet se i takojnë komunës së Gazi Babës.

Komuna e Haraçinës ka dorëzuar ndryshimet që duhet të bëhen në Ligjin për organizimin territorial, mirëpo deri tani kjo çështje nuk është përfshirë në debat institucional në Qeveri dhe Parlament.

Ministri i Pushtetit Lokal, Musa Xhaferi theksoi se do të bisedojë me kryetarët e komunave për të shqyrtuar të gjitha mundësitë tjera, para ndryshimit të ligjit.

“Ndarja territoriale është një temë shumë e politizuar, por duhet të shqyrtohet edhe kjo iniciativë e ngritur”, ka theksuar ministri Xhaferi. Me ndarjen e re territoriale në rajonin e Shkupit, shqiptarët përfituan tre komuna me popullsi shumicë: Çairin, Sarajin dhe Haraçinën.

NOA-INA

KOMENTE