Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mblidhet G-20, BE i vendos kushte
English

Mblidhet G-20, BE i vendos kushte

Gyeongju, 22 tetor, NOA - Ministrat e Financave dhe krerët e bankave qendrore të 20 vendeve të më të fuqishme ekonomike në botë, nisin sot bisedimet në qytetin Gyeongju të Koresë së Jugut, mbi një marrëveshje për ekonominë botërore.

Nëse kjo marrëveshje miratohet, ekonomitë e mëdha të botës do të angazhohen "për të shmangur nënvlerësimet konkurruese të monedhave të tyre.

Ndërkaq, një rregullim më i mirë i tregjeve financiare ndërkombëtare, është një nga temat kryesore të takimit të G-20 në Seul, kurse Parlamenti Evropian duke diskutuar për një linjë të përbashkët ekonomike evropiane ia ka vënë si kusht këtë Samitit të G-20.

Për pjesën më të madhe të Parlamentit Evropian, Komisionit dhe shteteve anëtare, G-20 është kuadri i rëndësishëm për të zgjidhur probleme të ekonomisë botërore.

Nga ana tjetër, edhe presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso kërkoi nga takimi i G-20 vendosmëri.

“Takimi zhvillohet në një moment kritik. Ai do të jetë provë për të treguar nëse G-20 mund të sjellë koordinimin që i duhet ekonomisë së botës. Ne duhet të veprojmë dhe kooperojmë së bashku. Kjo do të thotë që të kuptojmë se mungesa e ekuilibrave në botë përbën shqetësim për të gjithë dhe se të gjitha ekonomitë e mëdha popullore duhet të japin kontributin për arritjen e zgjidhjes", tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE