English

Nxënësit takojnë policët e Durrësit, shohin si punojnë ata

Durrës, 22 tetor, NOA – Ditën e sotme, nga ora 12.00-16.00 aktiviteti “Dyer të hapura të Policisë”, u zhvillua në drejtorinë rajonale të Policisë Kufitare & Migracionit në Durrës.

Gjatë vizitave, të pranishëm ishin edhe prefekti i qarkut të Durrësit, Genci Alizoti, përfaqësues të organizmave të ndryshme shtetërore apo privatë që operojnë në Portin e Durrësit, përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarë etj.

Në kuadër të bashkëpunimit të vendosur me drejtorinë e Arsimit në Durrës, në dispozicion të këtij aktiviteti u vendosën nxënësit e 4 klasave të shkollave publike, nga të cilat dy të shkollave 9-vjeçare (“Bedrie Bebeziqi” dhe “Jusuf Puka”) dhe 2 të shkollave të mesme të qytetit të Durrësit (“Leonik Tomeo” dhe “Gjergj Kastrioti”).

Këtij publiku iu dha mundësia të vizitojë ambjentet e punës së strukturës së Policisë Kufitare, të njihet me mjetet, pajisjet e punës, mënyrën se si operohet në drejtim të kontrollit të kufijve shtetërorë me aplikimin e strategjisë së menaxhimit të integruar të kufijve; ambientet e reja të krijuara me vënien në funksionim të terminalit të ri në drejtim të përpunimit të shtetasve shqiptarë e të huaj, automjeteve e mallrave, aplikimit të kontrolleve antidrogë, kontrollit të dokumentacionit e zbatimit të ligjshmërisë nga mjetet lundruese, kontrollit të vijës bregdetare, parandalimit të trafiqeve, qëndrimit të të huajve në Republikën e Shqipërisë, dhënies së ndihmës në det etj.

Një temë të cilës iu la një rol i veçantë ishte edhe ajo e liberalizimit të vizave dhe se si vënia në funksionim e terminalit të ri në Portin e Durrësit pritet të ndikojë pozitivisht në këtë proces.

Lidhur me këtë temë, u aplikua një bashkëbisedim, gjatë së cilit nxënësit patën mundësi të pyesin e informohen mbi aspekte të ndryshme të lëvizjes së lirë në hapësirën Shengen.

n.e/NOA

KOMENTE