Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot tryeza e partive për reformën zgjedhore
English

Sot tryeza e partive për reformën zgjedhore

Tiranë, 22 tetor, NOA – Pritet të mblidhet paraditen e sotme tryeza e partive për reformën zgjedhore, një iniciativë e re politike kjo, e ndërmarrë prej kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ai u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të marrin pjesë në të, duke i kushtuar një rëndësi mjaft të madhe diskutimit të problematikave që kanë të bëjnë me çështjet e zgjedhjeve, por Partia Socialiste nuk do të jetë në këtë tryezë pasi e kushtëzoi pjesëmarrjen me transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.

Ky i fundit ka qenë kushti që opozita prej më shumë se një viti i ka vendosur mazhorancës, mbi zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

Pritet që në të, të jenë të pranishëm vetëm aleatët parlamentarë të Partisë Demokratike, si edhe përfaqësues të OSBE-së, NDI-së dhe të shoqatave që merren me menaxhimin e monitorimin e zgjedhjeve.

Mësohet se konkretisht, nga shoqëria civile janë ftuar Shoqata për Kulturë Demokratike, Agjencinë për Administrimin e Zgjedhjeve(ECA), Organizatën KRIIK Albania, Grupin Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, Institutin Shqiptar për Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhore.

Ndërkaq, në një deklaratë të djeshme për shtyp, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka njoftuar mospjesëmarrjen e tij në tryezën e sotme të partive politike.

n.e/NOA

KOMENTE