English

Hapet në Poloni i pari sallon me parukiere nudo.

Poloni, 24 tetor NOA - Hapet në Poloni i pari sallon me parukiere nudo. Ideja është e një sipërmarrësi të ri polak 26 vjeç.

Salloni i tij është quajtur Hotcuts dhe brenda punojnë 4 parukiere të bukura gjysmë-lakuriq. Siç pohon Wasilewski Wojtek, pronari i sallonit kozmetik, kjo ide i lindi duke menduar për një mënyrë të re, për të kombinuar prerjen e flokëve të klientëve me kënaqësinë e besimit në duart e një gruaje të bukur, eksperte dhe me një trup mahnitës.

Për të hapur zyrtarisht HotCuts ishin të nevojshme rreth 18 muaj, kohë gjatë së cilës ai u përpoq në të gjithë Poloninë për të gjetur parukiere të gatshme për të prerë flokë të zhveshura lakuriq.

"Kam dashur ta bëj sallonin tim si një lokal nate për burra, - thotë Wasilewski- dhe me sa shihet, konsumatorët duket se e vlerësojnë një gjë të tillë. Që nga momenti që salloni u hap, telefonat për rezervime ka qenë të shumta”. "Pa diskutim- ka përfunduar ai - "Janë vajza nga më të bukurat"

a.e./NOA

KOMENTE