English

Kapet me kanabis në makinë dhe shtëpi, arrestohet

Shkodër, 23 tetor, NOA – Forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë 21-vjeçarin Blindar Luka, lindur në fshatin Korthpulë të Pukës dhe banues në qytetin verior.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur lagjja “Qemal Stafa” të Shkodrës, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore, në automjetin e tij iu gjet një sasi prej 25 gramësh lënde narkotike.

Ndërsa pas kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe një sasi prej 365 gram lënde narkotike e llojit kanabis sativa.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim në fjalë iu kaluan prokurorisë së Shkodër, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

n.e/NOA

KOMENTE