Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta investitorëve britanikë: Eksploroni Shqipërinë, vendi i mundësive të mëdha
English

Meta investitorëve britanikë: Eksploroni Shqipërinë, vendi i mundësive të mëdha

Londër, 23 tetor, NOA – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë Ilir Meta gjatë forumit të dytë për investimet në Shqipëri të mbajtur në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, Londër bëri me dije se mundësitë që ofron Shqipëria për investitorët janë gjithnjë e më të shumta, për shkak të mjedisit gjithnjë e më të sigurt e miqësor”.

Lajtmotiv i këtij forumi i mbajtur në qendrën financiare të Londrës “London City”, ishte dhënia e një tabloje bashkëkohore të klimës së investimeve në Shqipëri dhe përpjekjeve të vazhdueshme të Shqipërisë për të tërhequr investime të huaja direkte.

Në fjalën e tij në auditorin e këtij forumi të investitorëve të larte institucional në Evropë ku merrnin përfaqësues të shumtë të biznesit nga Britania dhe Shqipëria, zëvendëskryeministri Ilir Meta theksoi se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë, përveç Polonisë që shënoi një rritje ekonomike pozitive prej 3.3 përqind në vitin 2009. meta u tha të pranishmëve se defiçiti buxhetor këtë vit do të ulet në masën 30.2 përqind, dhe borxhi publik në shifrën 58 përqind.

Në krye të delegacionit ku merrnin pjesë 50 kompani të vendit tonë, zëvendëskryeministri Meta tregoi se ka një interes të veçantë të investitorëve britanikë në Shqipëri , pasi klima e biznesit në vendin tonë është atraktive falë reformave që ka ndërmarrë qeveria shqiptare.

“Vetëm në pak vite Shqipëria ka transformuar dhe modernizuar infrastrukturën rrugore nga Veriu në Jug. Vitin e kaluar, ne inauguruam një nga autostradat më të rëndësishme në rajonin e Ballkanit (Durrës-Kukës), e cila nuk do të shërbejë vetëm për të lidhur më shpejt dhe lehtë Shqipërinë me Kosovën, por për të aktivizuar shkëmbimet ekonomike, duke e kthyer Portin e Durrësit në një port të mundshëm rajonal për tregti dhe transportin e mallrave në drejtim të Evropës Perëndimore dhe anasjelltas”, nënvizoi ministri i Ekonomisë”, tha gjatë fjalës së tij zoti Meta.

Ai i bëri thirrje investitorëve britanikë, të mendojnë seriozisht për të investuar në Shqipëri, në këtë vend të vogël ku potenciali i tij energjik në energjinë e ripërtëritshme, mundësitë e jashtëzakonshme të saj të turizmit, pasurimin e saj të burimeve natyrore dhe minerale, barrën më të ulët të saj fiskale në kontinent, dhe punës të aftë të të rinjve, përbëjnë sipas Metës natyrën e veçantë të tregut të biznesit në Shqipëri.

Në këtë Forum u shfaqën edhe materiale video promovuese për mundësitë dhe shanset që ofron Shqipëria për investitorët e huaj.

Të gjitha këto shanse zëvendëskryeministri Ilir Meta i bëri të ditura edhe në një intervistë për BBC, ku theksoi se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një faktor i rëndësishëm për tërheqjen e investitorëve të huaj, jo vetëm për të investuar në Shqipëri, por edhe përmes Shqipërisë për të shtrirë të gjithë investimet e tyre në të gjithë rajonin.

Fillimisht z. Meta, a mund të na thoni përse është i rëndësishëm organizimi i një Forumi të dytë investimesh në Shqipëri këtu në Londër?

Është shumë e rëndësishme sepse Shqipëri po bëhet gjithnjë e më shumë një faktor i rëndësishëm për tërheqjen e investitorëve të huaj, jo vetëm për të investuar në Shqipëri, por edhe përmes Shqipërisë për të shtrirë investimet e tyre në të gjithë rajonin tonë. Mundësitë që ofron Shqipëria për investitorët e huaj janë gjithnjë e më të shumta. Ambienti është gjithnjë e më i sigurt e miqësor, vetë Banka Botërore në raporte të vazhdueshme ka theksuar rëndësinë e efektit të reformave të ndërmarra nga ana e Shqipërisë për një klimë sa më miqësore ndaj biznesit dhe investitorëve. Në këtë drejtim natyrisht që Britania e Madhe është një partner shumë i rëndësishëm jo vetëm politik i Shqipërisë, por është një partner shumë i rëndësishëm dhe për zhvillimin ekonomik të vendit, për modernizimin e tij dhe për integrimin evropian, ku natyrisht, investitorët e huaj, investimet e huaja, teknologjia më e avancuar kanë një rol të padiskutueshëm dhe këto bëjnë fokusin e vëmendjes sonë për t’i tërhequr për të ardhmen në Shqipëri.

Prania juaj në Londër nënkupton qartë rëndësinë që qeveria shqiptare i kushton investimeve të huaja.

Gjatë fjalimit tuaj ju përmendët idenë se qeveria do të ndërhyjë në procese ligjore për të mbrojtur investimet e huaja si një lloj garancie. A është ky një element i ri në politikën e qeverisë?

Është një element i rëndësishëm për të forcuar sigurinë e investitorëve të huaj, për sigurinë e investimeve të tyre në vendin tonë, por edhe për të luftuar me efikasitet dhe në mënyrë ligjore pengesat e ndryshme burokratike, administrative, korruptive me të cilat hasen investitorët e huaj në vendin tonë, në mënyrë që koha gjatë të cilës një investitor merr të gjitha lejet, licencat apo autorizimet për të filluar implementimin e një investimi apo projekti konkret të jetë sa më e shkurtër. Në këtë drejtim ka jo vetëm ndryshime ligjore, por natyrisht që shumë shpejt do të vihet në funksion AIDA, agjencia për ngritjen e investimeve, e cila pikërisht këtë synon. T’u vijë në ndihmë investitorëve të huaj për realizimin e projekteve të rëndësishme në mënyrë që këto investime dhe financime të fillojnë në kohë rekord.

Çfarë do t’i thonit ju një investitori britanik nëse do të kishit një minutë kohë për ta bindur atë që të vinte në Shqipëri?

Mendoj se përveçse ekspozesë që ne bëmë, vetë pamjet dhe komentet e përcjella në mënyrë edhe vizive, ishin tepër domethënëse për të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet, pasi Shqipëria sot përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të zhvilluar investime, jo vetëm të sigurta në Shqipëri, por edhe përmes Shqipërisë në vendet e tjera të rajonit tonë. Absolutisht që Shqipëria është tepër konkurruese sot përsa i takon tërheqjes së investitorëve të huaj për të gjitha ato arsye që kanë të bëjnë jo vetëm me potencialin shumë të madh për zhvillim të vendit, por sigurisht edhe për shkak të sigurisë absolute ligjore, për shkak të impakti rajonal që kanë investimet në Shqipëri dhe për shkak të rolit gjithnjë e më të rëndësishëm rajonal të vendit tonë, i cili u rrit vlerën investimeve të huaja në vendin tonë dhe njëkohësisht në këtë drejtim mendoj se emrat e mëdhenj, që tashmë kanë ardhur në Shqipëri dhe që janë në rritje, janë treguesi më konkret se kjo nuk është një demagogji por është një proces që po ndodh në mënyrë intensive.

Gjatë forumit u shfaq një dvd me pamje disi të vjetra, a mendoni se Shqipëria po ndryshon shumë shpejt dhe nuk ka kohë të mjaftueshme të përditësohet?

Vetë ALBINVEST-i, i cili ka qenë producent i kësaj dvd-ja tashmë është duke ia lënë vendin AIDA-s, një agjencie shumë më të aktualizuar dhe që do të ketë role shumë të rëndësishme në nxitjen e investimeve të huaja në vendin tonë. Gjithsesi, në thelb mendoj se mesazhi ka qenë shumë i qartë, bukuritë përrallore të Shqipërisë janë tepër konkurruese, pasuritë mbitokësore dhe nëntokësore të Shqipërisë janë të jashtëzakonshme. Shqipëria tashmë ka hyrë në një epokë të re për vetë faktin se jemi në një fazë finale të anëtarësimit në Bashkimin Evropian është një tregues edhe investimet e huaja tashmë i takojnë një cilësie shumë të lartë në vendin tonë, një teknologjie shumë të avancuar dhe të gjitha këto japin impaktet, jo vetëm në favor të investitorëve të huaj, por në radhë të parë në favor të qytetarëve shqiptarë.

BBC

KOMENTE