Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partitë shqiptare alarmojnë problemet me regjistrimin
English

Partitë shqiptare alarmojnë problemet me regjistrimin

Shkup, 23 tetor, NOA - Partitë politike shqiptare kanë vazhduar të shfaqin mëdyshje dhe rezerva lidhur me regjistrimin e popullsisë në Maqedoni të caktuar për muajin prill të vitit 2011.

Një debat me akuza dhe kundër-akuza ka pasuar gjatë seancës së sotme të Komitetit parlamentar për marrëdhënie ndëretnike, ku në rend dite u trajtua regjistrimi i popullsisë.

Zv/kryeministri për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, Abdilaqim Ademi deklaroi se Qeveria me seriozitet të madh po përgatitet për këtë proces dhe se qëllimi i ligjit për regjistrimin është që të përfshihen të gjithë pjesëtarët e bashkësive etnike.

“Qeveria ka qasje serioze lidhur me regjistrimin, duke përfshirë të gjithë pjesëtarët e të gjitha grupeve etnike, duke shmangur politizimin apo etnizimin e këtij procesi”, deklaroi Ademi, duke shtuar se nga 27 tetori zyra e BE-së për statistika EUROSTAT do të fillojë monitorimi zyrtar i procesit dhe përgatitjeve të regjistrimit.

Kryetari i Demokracisë së Re (DR), Imer Selmani theksoi se Propozim-Ligji për regjistrimin nuk garanton regjistrim të suksesshëm dhe transparent. Ai propozoi që ky proces të realizohet gjatë muajit korrik.

“Në rast se nuk ndryshohet ligji dhe nuk pranohen propozimet tona, atëherë garantohet se ky regjistrim është një bombë e tempuar ndëretnike”, theksoi Selmani.

Sipas tij, regjistrimi duhet të bazohet në standardet evropiane, të cilat siç tha ai, theksojnë qartë se duhet të numërohemi si popull aq sa jemi, as më shumë e as më pak.

“Megjithatë, askush nuk beson se në muajin prill do të kemi regjistrim objektiv, me shifra të sakta të popullsisë shqiptare”, deklaroi kryetari i DR-së, duke shtuar se a është qëllimi i këtij regjistrimi që 1/3 e popullatës të ngelet pa u përfshirë në të.

Deputeti i BDI-së dhe nënkryetari i Parlamentit, Rafiz Haliti, theksoi se përgjegjësia mbi regjistrimin bie mbi Entin Shtetëror të Statistikave dhe qeverisë.

“Enti Shtetëror i Statistikave apo Qeveria aktuale duhet të mbajnë përgjegjësi historike nëse nuk do të ketë reflektim pozitiv për të krijuar mirëbesim midis komuniteteve. Atë mirëbesim duhet ta reflekton Enti i statistikave e cila duhet të respektoj kushtetutën dhe në këtë ent të kemi përfaqësim të drejtë dhe adekuat të gjithë komuniteteve”, theksoi Haliti.

Kryetari i Komitetit për marrëdhënie ndëretnike, Xhevat Ademi theksoi se pret që rezultatet e regjistrimit të shprehin gjendjen reale në vend dhe të shfaqin multi-etnicitetin.

Ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski ka shpalosur projekt-ligjin për regjistrimin që duhet të realizohet nga 1 deri më 15 prill të vitit 2011.

NOA-INA

KOMENTE