Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
17 kuriozitete që ndoshta jo të gjithë i dinë
English

17 kuriozitete që ndoshta jo të gjithë i dinë

Tiranë, 25 Tetor, NOA- 1. Duke shumëzuar 111.111.111 x 111.111.111 del 12.345.678.987.654.321.

2. Sado të përpiqeni nuk mund të puthni dot bërrylin tuaj.3. Lopa mund ti ngjisë shkallët, por nuk mund ti zbresë ato.4. Në vitin 1987 American Airlines, ka kursyer 40.000 dollarë vetëm duke hequr thjesht një ulli në secilën nga pjatat e sallatave që shërbeheshin në klasin e parë. 5. Çdo mbret në letrat e lojës përfaqëson një histori të madhe: mbreti maç- mbreti David; mbreti i luleve - Aleksandri i Madh; mbreti i zemrës – Karli i Madh; mbreti karo - Jul Cezari.6. Nëse keni një kalë statujë me dy këmbët e para lart, do të thotë që kalorësi vdiq në betejë. Nëse kali ka një këmbë të ngritur para, kalorësi vdiq nga plagët e marra në betejë. Nëse të katër këmbët e kafshës janë të mbështetura, atëherë kalorësi ka vdekur nga shkaqe natyrore. 7. Në Pentagon ekziston një numër dyfishtë i tualeteve sesa nevojiten në të vërtetë. Fakti është se, fillimisht, në çdo sektor ishte vënë një banjë për të bardhët dhe një për zezakët.8. Thoma Alva Edison kishte frikë nga errësira (për këtë arsye shpiku llambën)9. Njerëzit më inteligjentë kanë më shumë zink dhe bakër në flokët e tyre.10. Prindërit më të rinj kanë qenë 8 dhe 9 vjeç në Kinë në vitin 1910.11. Sytë mbeten në të njëjtën madhësi nga lindja, ndërkohë që veshët dhe hunda nuk ndalen së rrituri. 12. Ju digjni më shumë kalori duke fjetur se duke parë TV.13. Një njeri vdes më parë nga mungesa e gjumit se sa uria, mungesa e gjumit e vret atë pas rreth 10 ditësh, ndërsa uria pas dy javësh. 14. Mona Liza nuk ka vetulla.15. Kur Hëna gjendet mbi kokën tuaj, pesha juaj trupore është pak më e ulët. 16. Alexander Graham Bell, shpikësi i telefonit nuk i ka telefonuar kurrë as gruas, as dhe nënës së tij: të dyja ishin shurdhe.17. “I am” (unë jam) është fjalia më e shkurtër kuptimplotë në anglisht. a.e./NOA
KOMENTE