English

Aksioni i policisë në Sarandë e Delvinë, bllokohen 69 makina, 478 gjoba

Sarandë, 24 tetor, NOA – Brenda dy muajsh në Sarandë dhe Delvinë policia ka arritur të bllokojë 69 makina për mungesë dokumentacioni si dhe ka vendosur 478 gjoba. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se aksioni i policisë ka nisur në fillim të muajit shtator dhe është shtrirë në të dyja këtë qytete.

Përveç makinave të bllokua dhe gjobave, policia ka bllokuar dhe 7 motoçikleta, si dhe ka pezulluar 23 leje drejtimi. Po ashtu, aksioni i policisë ka bërë të mundur dhe eliminimin e xhamave të zinj të makinave. Janë rrethe 103 automjeteve të cilave janë hequr xhamat e zinj.

Shuma e lekëve të marra nga gjobat e vendosura arrin në 950.800 lekë të reja.

Kontrolli i policisë ka pasur të bëjë me dokumentacionin e qarkullimit dhe regjistrimit të automjeteve.

Gjithashtu dhe me testimin për përdoruesit e alkolit. Pjesa më e madhe e makinave të sekuestruara janë modele të prodhimit të viteve të fundit. Ndërsa 7 makina janë bllokuar sepse drejtoheshin nga adoleshentë pa patentë afër ambienteve shkollore.

Automjete e bllokuara janë transportuar me karrotrec nga ana e Policisë Rrugore në pikat e bllokimit në Dragot të rrethit Tepelenë, si dhe në pikat e bllokimit pranë komisariateve Sarandë dhe Delvinë .

a.k/NOA

KOMENTE