Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha i dërgon lule Ramës për martesë
English

Berisha i dërgon lule Ramës për martesë

Tiranë, 24 tetor, NOA – Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar sot kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama një tufë të madhe lulesh për martesën e tij.

Ende nuk dihet nëse ka patur një ftesë për kryeministrin Berisha për të qenë i pranishëm në ceremoninë martesore të kundërshtarit të tij politik, por në mungesë të tij, pasi gjendet ende në Zvicër për shkak të pjesëmarrjes në samitin e 13-të të Frankofonisë në Zvicër, nuk ka munguar një tufë me lule për martesën e Edi Ramës.

Në mjediset e restorant Xibrakut në Tiranë nuk ka mbërritur ende çifti martesor, Edi Rama dhe Linda Basha.

Ndërsa të ftuarit vijnë, të gjitha rrugët që të çojnë në mjediset ku po zhvillohet ceremonia janë të blinduara plotësisht për të paftuarit, e mbi të gjitha për objektivët e kamerave dhe aparateve fotografikë.

Tashmë makinat e dasmorëve po rrallohen dhe pritet t’i bashkohen atyre edhe protagonistët e ceremonisë, dhëndrri me nusen.

Kryeministri Berisha e uroi kryetarin e Partisë Socialiste për martesën e tij me Linda Bashën, që të shtunën e kaluar, duke theksuar se i uron jetë të lumtur.

Vijon....

mit/NOA
KOMENTE