Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi dhe Linda Rama, fotot dhe gjithçka për ceremoninë martesore “VIP”
English

Edi dhe Linda Rama, fotot dhe gjithçka për ceremoninë martesore “VIP”

>> Çifti Liri dhe Sali Berisha uron

>> Nuk mungon Presidenti Topi

>> Meta: Nuk u ftova por lule çova

Tiranë, 24 tetor, NOA/ Irma Toptani – Është përmbyllur ceremonia e bujshme e dasmës së liderit të opozitës Edi Rama. Sikundër dihej kjo ceremoni e martesës së kryesocialistit Rama me zonjën Linda Basha filloi në orën 16.00 kur nisi hyrja e mbi 800 të ftuarve të festës koktejl për të vijuar me kurorëzimin e çiftit dhe shkëmbimin e unazave mes tyre mëse një orë më vonë.

Mes 800 të ftuarve bekimin për jetë të lumtur çiftit të ri, ia ka uruar edhe presidenti i Republikës Bamir Topi, i cili mbërriti në mjediset e restorant Xibrakut në orën 17.20.

Ceremoninë e dasmës se Edi Ramës me Linda Bashën e çeli regjisorja e njohur shqiptaro-franceze, Liri Begeja, mikja e vjetër dhe dëshmitare e dhëndrrit Edi Rama në këtë martesë, e cila i ka dhënë unazën e martesës Edi Ramës, një unazë që simbolizon lirinë dhe dashurinë.

Edi Rama shoqërohej në këtë dasëm nga djali i tij, Gregori, ndërsa Linda Basha nga e bija, Rea.

Dhëndrri me nusen në një moment tradicional dasme kanë shkëmbyer unazat e martesës dhe mësohet se drejt tyre për t’i uruar, të parët janë afruar djali i Ramës, Gregori dhe vajza e Lindës, Rea.

Më pas çifti Rama ka prerë edhe tortën e dasmës.

Burime të pakonfirmuara brenda dasmës, pasi kjo ceremoni ishte e blinduar për kamerat e fotografët, njoftuan se shefi i opozitës i është shmangur puthjes në publik me bashkëshorten e tij, Linda Basha, një moment ky i rëndësishëm në ceremonialin e një dasme.

Kryepolitikani rozë edhe pse dallohet për stilin e tij të guximshëm të jetës, por edhe ekstravagant, është treguar “i ndrojtur” në publik, pasi pas shkëmbimit të unazave me bashkëshorten Linda, nuk e ka puthur gruan tij në buzë, në publik, porse vetëm është përqafuar ngrohtësisht me të, duke i lënë të gjithë dasmorët, që prisnin momentin e shumëpritur, me gisht në gojë.

Me sa kuptohet Rama është treguar i përmbajtur, për të qenë larg komenteve, që mund t'i vinin pas një puthjeje në publik, komente të cilat vite më parë e kanë bezdisur jo pak shefin e selisë rozë.

Lideri i opozitës, ndërsa u tregua shpërfillës ndaj bujës mediatike, që bëri tre vjet më parë kur i publikuan disa foto nudo në një plazh të Francës, këtë vit duket se bashkë me ndryshimin e stilit në veshje dhe veshjes së kostumit të politikanit është bërë i vëmendshëm edhe ndaj komenteve, duke lënë jashtë ceremonisë me 800 të ftuar, një puthje martese me gruan e tij të re, 46 vjeçaren Linda Basha.

Kryesocialisti nuk është çudi që ka dashur ta mbajë veten larg komenteve të nesërme mediatike, pasi ai tashmë përgatitet për protesta, bekimin për fitoren pas të cilave, Rama duket se e ka ëndërruar bashkë me çastin simbolik të lidhjes në martesë, pas një beqarie të gjatë prej afro 20 vitesh.

Martesa e bujshme e kreut të selisë rozë është diskutuar mjaft në media si një lëvizje e këshilluar me synimin e vetëm, karrigen e ardhshme të kryeministrit të vendit, pasi sikundër dihet opozita ka mëse një vit që kërkon largimin e qeverisë Berisha, që sipas opozitës, i vodhi zgjedhjet e 28 qershorit, duke mos bërë transparente as votat e kutive të mbyllura.

Dhënia fund e beqarisë dhe bashkimi në martesë e kryesocialistit Edi Rama, me Linda Bashën, personazh nga shoqëria civile, një lidhje, e cila u bë publike vetëm një javë më parë, mendohet më së shumti si një lëvizje politike e Edi Ramës, i cili pas 8 nëntorit dhe vendimit për heqjen e vizave, do të vihet në krye të protestave të Opozitës së Bashkuar në mbarë vendin, protesta, që kërkojnë largimin e Berishës nga pushteti dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Gjithsesi në ditët e ardhshme priten zhvillime të reja në selinë rozë dhe në tregun mediatik në vend, ndërsa ajo që u kuptua është se mazhoranca ka nisur që këtë javë të ndërrojë gjuhën e akuzave ndaj liderit të opozitës, dhe kjo pasi ai mori vendimin për t’u martuar, një vendim i beftë në terrenin plot akuza të politikës shqiptare, pse jo dhe i qëlluar, ndërsa Rama njihej si një beqar i vërtetë, i veçantë në stilin e tij njerëzor dhe politik.

KOMENTE