Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klinton reagon për publikimet e WikiLeaks : Po cënohet jeta e ushtarëve
English

Klinton reagon për publikimet e "WikiLeaks": Po cënohet jeta e ushtarëve

Uashington, 24 tetor, NOA - Botimi i dokumentave sekrete për luftën në Irak në faqen e internetit "WikiLeaks", ka shkaktuar kritika të shumta. Sekretarja e Shtetit Hillary Klinton tha, se në këtë mënyrë cënohet siguria e SHBA-së dhe aleatëve të saj.

"Ne duhet të denojmë ashpër bërjen publike prej personave apo grupeve të ndryshme të informacioneve të cilat cenojnë jetën e ushtarëve dhe civilëve amerikanë dhe të partnerëve tanë", theksoi Klinton.

Ministria e Mbrojtjes në Uashington është e mendimit, se me botimin e të dhënave sekrete cënohet jeta e ushtarëve amerikanë. Themeluesi i faqes së internetit "WikiLeaks", Julian Assange, i cili aktualisht gjendet në Londër, tha se me këto të dhëna ka dashur të dëshmojë, se lufta në Irak ishte shumë më e tmerrshme, se sa mendohej deri tani.

Sipas këtyre të dhënave, gjatë luftës janë vrarë rreth 15.000 irakianë më shumë, se sa që pohohej deri tani. SHBA-ja dhe partnerët e saj e kanë ditur për torturat e bëra ndaj tyre, thuhet në dokumente.

Botimin e këtyre të dhënave e ka kritikuar edhe qeveria në Irak, e cila pohon se kjo paraqet një fushatë mediatike të kundërshtarëve politikë të Irakut.

a.k/NOA/DV

KOMENTE