Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Qëllimi ynë, jo largimi por integrimi i shqiptarëve
English

Meta: Qëllimi ynë, jo largimi por integrimi i shqiptarëve

Lezhë, 24 tetor, NOA, Update – “Politika jonë, nuk është ajo e largimit të shqiptarëve, por e angazhimit të tyre për të ndërtuar Shqipërinë evropiane, e cila nuk mund të ndërtohet as brenda një dite dhe as brenda një viti, por mund të ndërtohet çdo ditë me angazhimin e të gjithë shqiptarëve të përgjegjshëm dhe atdhetarë”.

Kështu është shprehur sot nga qyteti i Lezhës, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Lezhë të organizuar për gjashtëvjetorin e krijimit të degës së LSI-së në këtë qytet.

Kreu i LSI-së, njëherësh zëvendëskryeministri Ilir Meta tha në fjalën e tij se “Punësimi dhe lufta kundër varfërisë janë sfidat e sotme të qeverisë shqiptare”.

Duke u ndalur në procesin e liberalizimit të vizave, Meta theksoi se “kjo është një ngjarje e madhe historike, e cila ka një kontribut të fuqishëm dhe konkret nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim”.

Zëvendëskryeministri Meta siguroi të pranishmit “ne do të jemi një lokomotivë në këtë aspiratë të shqiptarëve, për të përmirësuar standardet ekonomike dhe shoqërore. Jam dakord me shumë shqetësime të ngritura këtu edhe nga baza por dua t’ju siguroj se edhe në detyrat qeveritare, që do të thotë edhe si Ministër i Ekonomisë, unë do të bëj gjithçka në mënyrë, që resurset që ofron Lezha të funksionojnë me kapacitete të plota”, tha Meta.

Zëvendëskryeministri theksoi se tashmë çështjet kryesore janë përmirësimi i kushteve ekonomike-sociale të lezhjanëve dhe të gjithë shqiptarëve.

“Nuk pretendojmë, tha zoti Meta, “që këto gjëra mund t’i bëjmë në një ditë e as në një vit. Ne e dimë që progresi social kërkon përkushtim dhe energji nga ana e të gjithëve, qeverisë, pushtetit vendor, të komunitetit të forcave më aktive, që nuk kënaqen me atë që jetojnë, por që aspirojnë një të ardhme më të ndritur për veten dhe fëmijët e tyre, nënvizoi zoti Meta.

Zëvendëskryeministri foli edhe për çështjen e Kosovës, për të cilën ai u shpreh shumë krenar, që në një vit të vështirë për çështjen e Kosovës u arrit në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera, që çështja e Kosovës të dalë fituese edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në mënyrë që edhe për pjesën tjetër të kombit të ketë një të ardhme të sigurt evropiane.

Kjo sipas Metës bën që Ballkani përfundimisht të jetojë në paqe dhe në integrim.

Zëvendëskryeministri Ilir Meta inauguroi edhe rrugën e re të lagjes “Skënderbej” me një investim prej 33 milion lekësh.

Ky investim i përbashkët i Bashkisë së Lezhës dhe i Qeverisë është në vazhdën e shumë investimeve të tjera në infrastrukturën e këtij qyteti.

mit/NOA
KOMENTE