Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
MTKRS, Xhafajt : Shko në dasmën e kryetarit tënd, mos u merr me akuzat e pavërteta për Piramidën
English

MTKRS, Xhafajt : Shko në dasmën e kryetarit tënd, mos u merr me akuzat e pavërteta për Piramidën

Tiranë, 24 tetor, NOA – Ndërsa kryesocialisti Edi Rama po feston ceremoninë e martesës së tij me Linda Bashën, Ministria e Kulturës i ka kthyer sot një përgjigje deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj lidhur me fondin për rikonstruksionin e ish piramidës në teatër kombëtar, një fond i miratuar nga qeveria ditën e enjte, në të njëjtën ditë, kur parlamenti votoi për ngritjen e komitetit për ndërtimin e Parlamentit të ri pikërisht në vendin ku ndodhet ish piramida e diktatorit Enver Hoxha, sot Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, “Pjetër Arbnori”.

Zëdhënësja e MTKRS-së, Lorisa Ylli tha në një konferencë për shtyp këtë pasdite se “Në vend që të festojnë për dasmën e kryetarit të tyre, deputetët e kësaj partie e kanë mendjen të akuzojnë qeverinë për të pavërtetat, që duan t’i besojë populli shqiptar”.

“Është për tu çuditur fakti që Partia Socialiste përmend gjithmonë që vendi është në krizë e ndërkohë, mendjen e kanë tek Faraoni i vjetër. Dashurinë e madhe që kanë për piramidën do t’ua shprehim sa herë ata do të kenë nevojë për një tapet të kuq për ta shtruar”, tha zëdhënësja e MTKRS-së.

Sipas saj shpenzimet e deritanishme do të jenë të gjitha funksionale dhe nuk do të ketë mungesë efektiviteti.

Zëdhënësja e MTKRS-së, Lorisa Ylli i ka sugjeruar deputetit socialist Fatmir Xhafaj të shkojë në dasëm nëse e ka një ftesë e të mos lodhë shqiptarët me akuza pambarim ndaj qeverisë.

“Në ndryshim nga kjo parti, i urojmë kryetarit jetë të lumtur”, përmbylli deklaratën e saj në emër të Ministrisë së Kulturës, zëdhënësja e dikasterit.

mit/NOA
KOMENTE