English

Nis ceremonia e dasmës së Edi Ramës, çifti takohet me të ftuarit, pritet Presidenti

Tiranë, 24 tetor, NOA – Ka nisur ceremonia e dasmës së kryetarit të Partisë Socialiste dhe kryebashkiakut Edi Rama me Linda Bashën.

Çifti martesor ka mbërritur në mjediset e restorantit Xibraku dhe në këto momente po përshëndeten me të ftuarit e shumtë, afërsisht 800 vetë, të cilët kanë mbërritur për t’i uruar liderit të opozitës martesën e tij, këtë moment unik në jetën e kryepolitikanit rozë, që prej një viti i ishte dedikuar tërësisht transparencës së kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Por, përkundër bujës së martesës së Ramës gjithë këtë javë tashmë dasma e kryeqeveritarit të Tiranës është tërësisht e blinduar për mediat, ndërsa ceremoninë galante mund ta shijojnë vetëm të ftuarit e tij.

Kryesocialisti Rama tha vetë pak ditë më parë publikisht se në festën e tij të dasmës do të ftoheshin vetëm miqtë e dashamirësit.

Megjithatë në dasmën e kryetarit të selisë rozë nuk mungojnë edhe përfaqësues të mazhorancës.

Pritet të jetë i pranishëm në këtë ceremoni të rëndësishme dasme edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

mit/NOA
KOMENTE