Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 24 Tetor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 24 Tetor 2010

Tiranë, 24 Tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të disa prej gazetave kryesore gazetave në Tiranë, për ditën e Diel, 24Tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht dhe përfshin të gjithë titujt e përditshëm dhe javorë.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, përmes kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e e-mail: pr@noa.al.

Gazetat e përditshme shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme ceremoninë private të dasmës së kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama me Linda Bashën. Gazetat sjellin detaje të ceremonisë së zhvilluar në Pezë. Ndërkohë që argumente të tjerë janë deklarata politike për reformën zgjedhore.

E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor; “Martesa “Rama” në shtëpinë time”, rrëfimi i Entela Pezës”, i cili pasqyron detajet e ceremonisë familjare dje në Pezë, si dhe jep rrëfimin e gruas së deputetit Dashamir Peza.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Rea Xhillari vajza 20 vjeçare e Linda Ramës”, i cili flet për vajzën e bashkëshortes së kryetarit të PS.

Disa tituj të tjetër të kësaj gazete janë; “Pensionet, lista e 3600 ushtarakëve”, “ Legalizimet, pjesë e dytë e fituese”.

Gazeta “Panorama” publikon si artikull kryesor ditën e sotme atë me titullin;

“Edi e linda sekretet e festes me 28 vetë”, i cili flet për ceremoninë privatet të dasmës së kreut të PS-së, mbrëmjen e djeshme në Pezë.

Artikull tjetër kryesor i gazetës është ai me titull; “Mbledhja e Byrosë që dënoi Mehmet Sheun, publikohen dialogët e censuruar të kuvendit. Ekzekutimi i pastorit në Shkodër proteste ne Tiranë. PS: Hetimi për materialet zgjedhore,fletët më pas. Gjykata dënon ish-juristin e Kuvendit: Mashtroi.

E përditshmja “Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj; “Arratisja e vrasësit të Zylyftarit, kryebashkiaku i PD kërkoi lejen”, i cili flet për arratisjen e ndodhur dy javë më parë.

“Robert Shvarc zbulohen poezitë e sirtarit të viteve 1950”, është një artikull i suplementit Milosao të kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Xhafaj: Votimi për Beqjan, nul”, “

Nikola Pano: U shqetësova kur erdhi Janullatos, tani të ikë”, “Dasma e Ramës, 15 deputete i blejnë llambadarin 3700 dollarë”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor; “Tryeza, opozita dy qëndrime”, i cili flet për qëndrimet e elatëve të Partisë Socialiste, Skënder Gjinushi e Spartak Ngjela për prezencën e kreut të PS-së në tryezën për reformën zgjedhore të thirrur nga kryeministri Sali Berisha.

“Dasma e Ramës, qindra dasmorë nga vendi dhe Europa”, është një tjetër artikull i gazetës që flet për ceremoninë e sotme publike të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “Mustafaj: Berisha i sotëm, simboli i mos dënimit”, “Piramida skandali miliona euro”, “Ish-ekspozita sekuestrohen dokumentet nga hipoteka”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor, “Deputeti Tavo: Votat nuk u manipuluan, PS i shiti vetë”, i cili flet për deklaratat e bëra dje në Gjirokastër nga deputeti socialist Vangjel Tavo.

“Fajon: Udhëtimi pa viza, para krishtlindjeve”. është një tjetër artikull i cili citon deklaratat e djeshme eurodeputetes Tanja Fajon”.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Kume: Oferta e PS-së është anti kushtetuese”, “Vritet në pritë për hasmëri 50 vjeçari, autori në kërkim”. “Këngëtarja Zajmina Vasjari: Do ta lë muzikën për arkitekturën”,

a.k/NOA

KOMENTE